PS feston 35-vjetorin, zbulohet vendi dhe data ku do të mbahen festimet
Partia Socialiste pritet të kremtojë 35-vjetorin e themelimit të saj më 12 qershor, me një aktivitet festiv që do të zhvillohet në Sheshi Italia. Aktiviteti do të nisë në orën 17:30, ndërsa anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e forcës politike janë ftuar të jenë të pranishëm në këtë orar për të marrë pjesë në festimet e jubileut.
Ceremonia pritet të mbledhë drejtues të lartë të partisë, përfaqësues të strukturave lokale dhe qendrore, si dhe mbështetës nga qytete të ndryshme të vendit. Gjatë aktivitetit priten fjalime, momente artistike dhe një retrospektivë e rrugëtimit 35-vjeçar të Partisë Socialiste në jetën politike shqiptare.
35-vjetori i themelimit konsiderohet një moment simbolik për socialistët, të cilët do të shënojnë këtë përvjetor me një organizim të veçantë në kryeqytet. Aktiviteti në Sheshin Italia pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike të muajit qershor.
KOHA JONË SONDAZH

