FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vizita për 35-vjetorin e PS, Rama pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga përfaqësues të shoqërisë civile në hyrje të Shkodrës, pasi në këtë qytet do të zhvillojë një takim me mbështetës dhe anëtarë të Partisë Socialiste në kuadër të 35-vjetorit të kësaj force politike.

Protestuesit të pajisur me pankarta të ngjashme me ato të përdorura në protestat e fundit në Tiranë, u vendosën pranë Kalasë së Rozafës, vendi ku ishte planifikuar aktiviteti i kryeministrit.

Tubimi u zhvillua në mënyrë paqësore dhe nën monitorimin e forcave të policisë, pa incidente të raportuara. Kjo shënon ditën e tretë të protestave në Shkodër. Gjatë ditëve të mëparshme, qytetarët kanë protestuar në qendër të qytetit dhe pranë Bashkisë së Shkodrës, ndërsa këtë herë kanë zgjedhur të zhvendosen pranë Kalasë së Rozafës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?