Ka lëvizje për vizitën e Berishës në SHBA? Zhupa: Priten takime
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se Sali Berisha, pritet të udhëtojë së shpejti drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mund të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë amerikanë. Ajo e vlerësoi këtë zhvillim si të rëndësishëm jo vetëm për Berishën personalisht, por edhe për Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj.
”Është një lajm shumë i rëndësishëm jo vetëm për zotin Berisha, për betejën e tij, për dinjitetin dhe për të vërtetën që pati kurajon ta mbronte edhe atëherë kur shumë nuk besonin se do t’ia dilte”, u shpreh ajo në ”A2cnn”. Duke iu referuar heqjes së pengesës së udhëtimit drejt SHBA-së, Zhupa e konsideroi këtë si një fitore politike dhe morale. “Sot me heqjen e non grata-s ishte një betejë e fituar e zotit Berisha, e demokratëve dhe e 500 mijë votuesve që mbështetën Partinë Demokratike”, tha deputetja demokrate.
Sipas saj, tashmë Berisha ka mundësinë të udhëtojë lirshëm dhe të zhvillojë takime ndërkombëtare. Ajo shtoi gjithashtu se opozita shqiptare, sipas saj, mbetet e orientuar drejt parimeve dhe nuk ka qenë kurrë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KOHA JONË SONDAZH

