FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori Hita viziton efektivin e plagosur: Pavarësisht rrezikut dhe kostove njerëzore, Policia nuk tërhiqet përballë krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, vizitoi në spitalin e Traumës, punonjësin e Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur më datë 4 qershor, gjatë një operacioni të rrezikshëm në Malin Boden, Maliq, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë. Gjatë këtij operacioni humbi jetën, në krye të detyrës, punonjësi i Policisë, tashmë Dëshmor i Atdheut, Enea Mekolli.

Hita i shprehu mbështetjen maksimale efektivit të plagosur në detyrë, dhe i uroi shërim sa më të shpejtë. ”Erdha sot këtu për të të shtrënguar dorën, Edison, për të të uruar shërim sa më të shpejtë dhe për të të shprehur mirënjohjen më të thellë për guximin, përkushtimin dhe trimërinë e jashtëzakonshme që tregove gjatë përballjes me rrezikun. Humbja e kolegut tonë të shtrenjtë, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës dhe sot është Dëshmor i Atdheut, është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen e Policisë së Shtetit. Fatmirësisht, ti i mbijetove sulmit me armë dhe sot je mes nesh, duke na dhënë forcë dhe shpresë.

Mbështetja jonë, por edhe e qytetarëve që respektojnë ligjin dhe duan rendin dhe sigurinë, do të jetë e palëkundur për ty dhe për familjen e Eneas. Dua t’i garantoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me integritet dhe sakrificë, se do të kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë, në çdo kohë dhe përballë çdo sfide”, vijoi Hita, ndërsa shtoi se u garanton qytetarëve se pavarësisht rrezikut dhe kostove njerëzore që kjo luftë mund të sjellë, Policia nuk do të tërhiqet asnjë hap përballë krimit. Do të vazhdojmë të jemi në vijën e parë, me vendosmëri, profesionalizëm dhe dinjitet, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës, punonjësi i Policisë Edison Adri u shpreh falënderues për interesimin e Drejtuesit Madhor Skënder Hita. ”Interesimi, përkujdesja dhe ardhja juaj përsëri sot këtu tregojnë shumë dhe janë një shpresë e madhe për mua dhe për të gjithë Policinë. Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve. Mirënjohje për ju drejtor, për Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe për të gjithë stafin mjekësor për gjithçka kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për mua”. Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës, Bode theksoi se i gjithë stafi i spitalit është i përkushtuar për t’i dhënë efektivit të policisë gjithë kujdesin e nevojshëm deri në shërbimin e plotë të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?