Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Aktualitet E Shtunë, 20 Qershor 2026 09:32
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment është krijuar trafik i rënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
KOHA JONË SONDAZH

