Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Vjosa-Narta në rezolutën e Parlamentit Europian

Aktualitet E enjte, 18 Qershor 2026 05:49
DW: Vjosa-Narta në rezolutën e Parlamentit Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në web e radios shtetrore gjermane DW-

Parlamenti Europian i kërkon Shqipërisë të pezullojë përkohësisht lejet, ndërtimet dhe ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura, duke shprehur shqetësim për zhvillimet në Vjosë-Nartë.

Kërkesa u përfshi në rezolutën e miratuar të mërkurën (17.06.) për raportin vjetor të progresit të Shqipërisë, ndërsa protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e 19-të.

Amendamenti nr. 17 i rezolutës së Parlamentit Europian u kushtohet tërësisht zhvillimeve në Vjosë-Nartë. Eurodeputetët shprehin “shqetësim serioz” se ajo që po ndodh në zonën e mbrojturtregon pasojat praktike të ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe “rreziqet ndaj zonave me vlera të njohura ekologjike”.

Eurodeputetët thonë se po ndjekin nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen për këtë çështje dhe u bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin “menjëherë një moratorium” mbi procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura.

Sipas amendamentit moratoriumi duhet të mbetet në fuqi deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Dokumenti thekson se kjo kërkesë është në përputhje me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27 dhe kërkon “përputhje të plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës”.

Mund t'ju interesojë

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Para 4 orësh
SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 5 orësh
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 5 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rama mbron projektin në Zvërnec

Pas miratimit të rezolutës kryeministri Edi Rama reagoi duke e mbrojtur projektin në Zvërnec.

Sipas Ramës, amendamenti i përfshirë në rezolutë nuk ndryshon vlerësimin pozitiv që institucionet europiane kanë bërë për Shqipërinë dhe procesin e saj të integrimit.

Ai tha se protesta kishte devijuar nga kauza fillestare e mbrojtjes së mjedisit dhe ishte kthyer në një përballje politike.

“Flamingot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian” – shkroi Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Organizatat përshëndesin thirrjen e Parlamentit Europian

Organizatat mjedisore e përshëndetën votimin në Parlamentin Europian. “Thirrja e Parlamentit Europian për një moratorium të menjëhershëm është pikërisht ajo që nevojitet në përpjekjen tonë për të mbrojtur Vjosë-Nartën” – tha Joni Vorpsi, drejtues i Politikave dhe Advokimit në PPNEA.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ky votim dërgon mesazhin e qartë se nuk mund të bashkoheni me BE-në ndërsa shkatërroni ligatinat e mbrojtura dhe anashkaloni ligjet tuaja. Mbrojtja e Vjosë-Nartës dhe respektimi i Direktivave për Shpendët dhe Habitatet janë një kusht themelor për anëtarësimin në BE” – u shpreh , drejtuese e Politikave në BirdLife Europe./DW/

Rashela Shehu

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 2 orësh

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 2 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 3 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 3 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 5 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 12 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 19 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

4 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 15 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.