Reforma territoriale, deputeti Bido: Nuk zhduket asnjë identitet, 5 bashkitë e jugut ruajnë statusin

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka bërë të ditur se ka firmosur për ndarjen e re territoriale që sipas tij ruan identitetin historik dhe vullnetin e qytetarëve. Në një reagim publik, Bido deklaroi se Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi do të vijojnë të jenë bashki më vete, duke argumentuar se këto zona kanë veçori historike, kulturore dhe identitare që duhen respektuar.

“Saranda, qendra bashkëkohore e jugut; Delvina, qendra historike e tij; Konispoli, bashkia e mbetur e Çamërisë; Himara, qendra e Labërisë bregdetare; dhe Finiqi, përfaqësimi dinjitoz i minoritetit, do të mbeten bashki më vete”, u shpreh Bido. Deputeti socialist kritikoi gjithashtu reagimet kundërshtuese ndaj reformës territoriale, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe forca të tjera politike se kanë përhapur, sipas tij, frikë në opinionin publik lidhur me zhdukjen e krahinave dhe identiteteve lokale.

Bido bëri të ditur edhe se Lumi i Vlorës do t’i bashkohet Vlorës, duke sqaruar se kjo do të bëhet me kërkesë të banorëve dhe se Selenica do të përfshihet në këtë ndryshim. “Nuк zhduket asnjë krahinë, nuk fshihet asnjë identitet dhe nuk braktiset asnjë komunitet”, deklaroi deputeti, duke mbrojtur qëndrimin e tij për ndarjen e propozuar territoriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Saranda, Delvina, Konispoli, Himara dhe Finiqi mbeten bashki më vete. Si një prej nismëtarëve të projektligjit për reformën territoriale, sot hodha firmën për një ndarje që respekton historinë, identitetin dhe vullnetin e qytetarëve. Partizat oportuniste, bashkë me PD-në, duhet të japin llogari për helmin që përhapën në opinionin publik.

Saranda, qendra bashkëkohore e jugut; Delvina, qendra historike e tij; Konispoli, bashkia e mbetur e Çamërisë; Himara, qendra e Labërisë bregdetare; dhe Finiqi, përfaqësimi dinjitoz i minoritetit, do të mbeten bashki më vete.

Lumi i Vlorës i takon Vlorës. Prandaj, me kërkesën e banorëve, Selenica do të bashkohet me Vlorën. Sot marrin përgjigje kasandrat politike të Partisë Demokratike dhe partizat oportuniste, që përhapën frikë se Çamëria e Konispolit, Labëria e Delvinës, Mirdita apo Skrapari do të zhdukeshin.

Nuk zhduket asnjë krahinë, nuk fshihet asnjë identitet dhe nuk braktiset asnjë komunitet. Helmatisja e opinionit publik nuk pi ujë aty ku qytetarët kanë zë dhe përfaqësues në Parlament që u dalin zot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?