Berisha rrëzon bojkotin: Do të jemi në Kuvend përballë Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar mundësinë e bojkotit të Kuvendit nga opozita, duke bërë të ditur se deputetët demokratë do të vijojnë aktivitetin parlamentar dhe përballjen politike me kryeministrin Edi Rama brenda Parlamentit. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se bojkoti do të ishte një alternativë më e thjeshtë për opozitën në situatën aktuale, por sipas tij, një vendim i tillë do të favorizonte kryeministrin.

“Vendimi ynë më i lehtë do të ishte bojkoti i Parlamentit, por ky do të ishte avantazh për Ramën”, deklaroi Berisha. Duke iu referuar situatës politike, kreu i PD-së pretendoi se Rama ndodhet përballë një beteje për vazhdimin e qëndrimit të tij në pushtet dhe se pas përfundimit të mandatit, sipas tij, kryeministri do të përballet me drejtësinë.

“Sot, i damkosur më shumë se kurrë, çdonjëri nga ne duhet ta ketë të qartë se ai po lufton për ekzistencën e tij dhe se nga ajo karrige nuk ka tjetër rrugë veçse në qeli për dhjetëra krime të bëra. Është i aftë të bëjë gjithçka për të ruajtur veten”, tha Berisha. Ai pranoi se opozita përballet me vështirësi në Kuvend, por theksoi se strategjia e Grupit Parlamentar të PD-së do të përshtatet me rrethanat, pa hequr dorë nga përballja parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Megjithatë, Grupi Parlamentar do të përshtatet dhe do t’i japë përgjigjet e merituara. Ne jemi në kushte të vështira në Kuvend, por në këto kushte ne duhet t’i japim po aty përgjigjet më të forta të mundshme”, deklaroi ai. Në këtë mënyrë, Berisha sinjalizoi se PD-ja nuk do të zgjedhë bojkotin e Parlamentit, por do ta vijojë betejën politike nga brenda Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 403 (9.5%)
Jo 3819 (90.5%)

Vota totale: 4222