
DASHI
Të papriturat mund t’ju prishin planet. Në dashuri, çiftet duhet të shmangin debatet, ndërsa beqarët mund të kenë njohje premtuese. Në punë shfaqen mundësi për avancim, por financat kërkojnë kujdes.
BINJAKËT
Merrni vendime me maturi dhe mos u nxitoni. Saturni ju shtyn drejt ndryshimeve, por planifikimi i kujdesshëm do të jetë çelësi i suksesit.
GAFORRJA
Rutina do t’ju mërzisë dhe do të kërkoni ndryshime. Shfrytëzojeni ditën për të provuar gjëra të reja dhe për të shprehur më lirshëm ndjenjat tuaja.
LUANI
Kontrolloni emocionet dhe shmangni reagimet impulsive. Qetësia dhe durimi do t’ju ndihmojnë të kapërceni tensionet dhe të gjeni zgjidhjet e duhura.
VIRGJËRESHA
Kushtojini më shumë kohë vetes dhe gjërave që ju bëjnë të lumtur. Në dashuri, çiftet pritet të kalojnë momente të qeta dhe romantike.
UJORI
Do t’i shihni situatat më qartë dhe do të shmangni konfliktet. Kujdesuni edhe për nevojat tuaja, pa u përqendruar vetëm te të tjerët.
PESHQIT
Mërkuri ju ndihmon të komunikoni më mirë dhe të dalloni mundësi të reja. Ruani optimizmin, por mos i merrni vendimet pa i menduar mirë.
