1.7 tonë kanabis në Memaliaj/ Punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës

Prokuroria e krimeve të rënda në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit kanë sekuestruar rreth 1.7 ton kanabis në zonën e Memaliajt.

Aksioni ku u arrestuan katër persona dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim, është drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të rënda pas një hetimi disa mujor ndërsa urdhrat e arrestit janë ekzekutuar nga policia e shtetit në zonën e Memaliajt dhe Tepelenës.

Burime të gazetës “Panorama” nga hetimi i çështjes kanë njoftuar se gjatë hetimeve disa mujore të kryera me metoda speciale të përgjimit e vëzhgimit është arritur të mblidhen e konfirmohen informacione për implikim të punonjësve të Policisë në bashkëpunim ose tolerim të personave që kultivonin lëndën narkotike në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas firmosjes së masave të sigurisë në gjykatë për personat që do arrestoheshin prokuroria e krimeve të rënda ka njoftuar drejtorinë e përgjithshme të policisë në lidhje me finalizimin e aksionit. Drejtoria e përgjithshme ka vënë në dijeni drejtorinë e Gjirokastrës në mënyrë që të niste përgatitja për aksionin antidrogë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë se prokuroria po ndiqte në kohë reale veprimeve peronave të dyshuar, rezultoi se gjatë mbrëmjes së djeshme kultivuesit e kanabisit janë njoftuar që të lëvizin mallin pasi u është thënë se “do të ketë operacion policor”.

Nga hetimet në kohë reale del se personat e kanë lëvizur drogën nga vendi ku e kishin, por duke qenë se gjithçka ishte dokumentuar me metoda speciale nga prokuroria e krimeve të rënda, në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të policisë aksioni është orientuar në vendndodhjen e re ku ishte fshehur droga duke bërë kështu edhe bllokimin e saj.

Nga burime të sigurta konfirmohet se prokuroria e krimeve të rënda ka nisur tashmë hetime më vete në lidhje me efektivat e policisë që kanë bashkëpunuar me trafikantët dhe që kanë dekonspiruar aksionin antidrogë ndonëse nuk ia arritën që të shpëtojnë nga bllokimi lëndën narkotike.

Gjatë aksionit në Memaliaj e Tepelenë, u goditën gjashtë episode të kultivimit të kanabisit duke vënë në pranga katër shtetas e duke shpallur në kërkim tre të tjerë. Prokuroria dyshon se numri i të implikuarve është më i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?