1 milion euro drogë nga Shqipëria në Maqedoni, 4 të arrestuar

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se kanë sekuestruar 108 kilogramë marijuanë dhe kanë arrestuar katër persona.

Nëse do të shitej më doza të vogla, sipas policisë, droga do të gjeneronte 1 milion euro.

Sipas një njoftimi të policisë maqedonase të lëshuar këtë të enjte, droga është rritur në Shqipëri, dhe do të transportohej në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër të dyshuarit e arrestuar në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, janë dy maqedonas, një shqiptar dhe një kosovar. Marijuana është gjetur e fshehur në një makinë. Të katër të arrestuarit janë në paraburgim./syri/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?