1 ton kanabis/Në pranga polici, ja lidhja me bandën

Pjesë e bandës të cilës ju kap 1 ton kanabis, është edhe polici Enrik (Prel) Zylja, pasi ishte duke nxjerrë sasinë e drogës nga magazina. Ai është prangosur në momentin që ishte duke transportuar drogën me anë të një furgoni. Mësohet se ai është vëllai i zv/Drejtorit të Policisë së Kufirit, Ndrek Zylja.

Arrestim i tij është kryer gjatë aksionit ku u sekuestruan mbi 1 ton kanabis në Vilun të Velipojës pranë Plazhit, ndërsa po ngarkohej në një gomone për t’u trafikuar drejt Italisë.

Sipas të dhënave të para dyshohet se është sekuestruar rreth 1 ton kanabis. Lënda narkotike ishte bërë gati për t’u transportuar dhe dyshohet se destinacion ishte Italia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni është mbajtur sekret, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat Operacionale nga Tirana. Në dijeni të operacionit nuk ka qenë e gjithë drejtoria e Shkodrës për shkak të frikës se mund të dekonspirohej për shkak se dyshohej se trafikantët kishin mbështetje brenda policisë lokale, që rezultoi e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga operacioni përpos policit janë arrestuar edhe disa persona. Aktualisht droga e sekuestruar po peshohet, ndërsa drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës ka paralajmëruar një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje nga operacioni.

Aksioni vijon për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat që janë përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Policia kishte rënë prej disa kohësh në gjurmët e trafikantëve pas përgjimeve, ndërsa priti momentin e fundit për t’i arrestuar.

Pas vështirësisë në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?