1 vit nga tërmeti shkatërrues, Varhelyi: BE në krah të Shqipërisë në procesin e rindërtimit

Sot bëhet një vit nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin tonë. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olivier Varhelyi, përmes një postimi në rrjete sociale, theksoi edhe njëherë mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë në procesin e rimëkëmbjes.

“Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Shqipërinë edhe një vit pas tërmetit të 2019 dhe mbështetjes së treguar në konferencën e donatorëve e organizuar nga Komisioni europian. BE po ndihmon në rehabilitimin dhe rindërtimin e 58 objekteve shkollore për mbi 20,000 studentë. Po ashtu mbështet rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe objeketeve të dëmtuara nga tërmeti”,-shkruan ai.

Në fjalën e tij ai theksoi se rindërtimi ndjek parimet e llogaridhënies dhe transparencës dhe ndërtimit më të fuqishëm dhe në të mirë të të gjithëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?