“Mos na godisni, jemi fëmijët tuaj!”, përloten e tërhiqen policët para Ministrisë së Arsimit

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve të njëpasnjëshme para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë vendosur ballë për ballë me kordonin e Policisë, duke u kërkuar efektivëve të tërhiqen dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Në një moment të fortë emocional, protestuesit u janë drejtuar efektivëve me thirrjen për të mos i goditur, duke u kujtuar se janë në moshën e fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve nga terreni, disa prej punonjësve të Policisë janë parë të përloten gjatë këtyre momenteve, teksa përballë tyre qëndronin të rinj që kërkonin të mos dhunoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtyre momenteve prekëse, efektivët e Policisë kanë nisur të tërhiqen, ndërsa edhe autobotët me ujë me presion kanë lëvizur prapa, duke sjellë një ulje të përkohshme të tensionit në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?