1 vit nga vrasja e Kastriot Reçit, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Rrëshen

Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar në Rrëshen, pasi sot bëhet një vit nga vrasja e Kastriot Reçit. Frika e një incidenti të mundshëm në ceremoninë e përkujtimit, ka bërë që forcat e policisë të hartojnë një plan masash.

47-vjeçari u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Reçi sapo doli nga makina ”Mercedes Benz”, të cilën e parkoi pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij, takoi një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, dhe në ato momente qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.

Kastriot Reçi u qëllua rreth orës 11:00 dhe ishte nisur si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u qëllua për vdekje. Autori, emrin e të cilit policia nuk e ka ende, ishte veshur si grua, me fustan dhe paruke, dhe kishte hipur në katin e shtatë të një pallati rreth 150 metra larg, në apartamentin e mikut të Tonin Gjinit, njohur edhe me emrin Armando, gjithashtu i vrarë vite më parë në Rrëshen, njohur si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mënyra e ekzekutimit dhe zgjedhja pikërisht e këtij apartamenti i çon hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, pasi Reçi, edhe pse zyrtarisht asnjëherë e faktuar me prova, dyshohej të fshihej pas vrasjes së Tonin Gjinit në 12 gusht 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?