10 të vrarë në një vit, shkarkohet shefi i komisariatit në Shkodër
Pas vrasjeve të ditëve të fundit, shefi i Komisariatit të Shkodrës, Vasil Çela është shkarkuar sot nga detyra. Burime bëjnë të ditur se Vasil Çela është zëvendësuar nga Lorenc Meta, i cili do të jetë nga sot shefi i Komisaritit të Shkodrës. Dy ditë më parë u shkarkua edhe drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj. Lleshaj tha se ndryshimet në policinë e Shkodrës vijonë për t’i dhënë një impuls të ri punës dhe për të goditur përfundimisht krimin në Shkodër.
Ngjarjet kriminale në Shkodër:
- 13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.
- Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.
- 18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.
- 15 korrik, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.
- 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.
- 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.
- 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.
- 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.
- 30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.

