”I gjetëm në tokë, pasha Zotin”, Policia ndalon dy persona me karrocën plot me produkte: Ku i more këto?

Tensionet në Tiranë gjatë protestës studentore janë shoqëruar edhe me incidente ndaj bizneseve private. Një ngjarje është regjistruar në zonën e ”21 Dhjetorit”, ku Policia e Shtetit ka ndaluar dy persona nga komuniteti rom, të cilët u gjetën me një karrocë të mbushur me pije, kroasantë, patatina dhe produkte të tjera. Sipas informacioneve paraprake, produktet dyshohet se ishin marrë nga një tabakino pranë vendit të ngjarjes, e cila ishte sulmuar nga protestuesit. Dy personat kanë mohuar të kenë hyrë në biznes për të marrë mallrat, duke pretenduar se i kanë mbledhur produktet pasi i kanë gjetur të shpërndara në tokë.

Polici: Ku i more këto?

Djali: Pasha Zotin, në tokë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Polici: Në tokë ë? Hajde këtu hajde! Në tokë i gjete të gjitha këto?

Swiss Digital Mobile Reklama

Djali: Po!

Gazetarja: Ka marrë gjërat te tabakinoja?

Polici: Te tabakinoja aty!

Djali: Jo, i kemi gjetur aty, pasha Zotin!

Polici: Ku i gjete, te tabakino?

Djali: Në tokë, pasha Zotin!

Polici: S’të pamë ne?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?