100 kompani serbe dhe shqiptare takohen në Tiranë
Ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet mbledhja e parë të dhomës së Tregtisë Shqipëri- Serbi. Mbledhja do të fillojë në orën 09.30 në Hotel Plaza Tiranë, në sallën kryesore.
Në aktivitet janë të ftuar dhe do të mbajnë fjalim, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa nga pala serbe, Goran Knezevic, Ministër i Ekonomisë. Pjesëmarrës gjithashtu do të jenë përfaqësues nga 100 kompani shqiptare dhe serbe, që gjatë punimeve të asamblesë do të zgjedhin dhe presidentin dhe zëvëndës presidentin.

