11 raste të reja në 24 orët e fundit, gjithsej 197 persona me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për situatën e epidemisë së koronavirusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja. Në total numri i personave të prekur është 197. Numri i viktimave është 10.

Silva Bino Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik tha se “në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është:
– Tiranë           113 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               21 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            3 rast
-Tropojë          3 raste
– Pukë               3 raste

“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”,- tha Silvia Bino.

SHKARKO APP