122 ditë protestë, Susaj thirrje kolegëve: Mos guxoni t’u bëni presion studentëve

122 ditë protestë, dhe profesori Lush Susaj ngriti shqetësimin për atë që e konsideroi si presion politik ndaj studentëve dhe të rinjve në institucionet arsimore. Susaj solli në vëmendje bisedën që, sipas tij, kishte zhvilluar me një prej studentëve që kishte qenë pjesë e drejtimit të protestës studentore të viteve 2018-2019.

Profesori tha se studenti i kishte treguar se ishte penalizuar akademikisht pas angazhimit në protestë. “Takova tani një student që drejtoi protestën e 2018-2019. Më tha: ‘Profesor, më kanë masakruar, më kanë ulur në nota’. Kjo është dhuna politike mbi shkollat dhe universitetet”, deklaroi Susaj.

Ai u ndal edhe te roli i pedagogëve dhe mësuesve, duke kritikuar ata që, sipas tij, përdorin pozicionin e tyre për të ushtruar presion ndaj studentëve dhe nxënësve. “Zoti i turpëroftë hordhitë e profesorëve që bëjnë karrierë në kurrizin e studentëve. E dija që atëherë, kështu u mbyt protesta studentore, që t’i kushtonte Shqipërisë 7 vite dhunë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të fjalës së tij, Susaj e vlerësoi protestën aktuale si një moment të rëndësishëm dhe u bëri thirrje mësuesve e pedagogëve që të mos përfshijnë të rinjtë në presione me karakter politik. “Kjo protestë është më e mira që i ka ndodhur vendit. Çdo mësues e profesor, i bëj thirrje: mos iu lëpini partisë, mos guxoni të bëni presione mbi nxënësit dhe studentët”, tha Lush Susaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?