13 raste të reja në 24 orët e fundit. Arrin në 89 numri i personave me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave me koronavirus ka arritur në 89. Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 13 raste të reja. Harta e të prekurve është zgjeruar dhe me qytetin e Korçës.
Ndërkohë 43 persona janë shtruar në spitalin infektiv dhe 4 prej tyre janë terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 33 testime në gjithë vendin.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në një deklaratë për mediat se “nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete”.

Fico informoi se mosha mesatare e pacienteve të shtruar në spital është 54 vjeç. “Ju informojmë se tre pacientët e parë kanë lënë aktualisht spitalin të shëruar por theksojmë se, pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale. Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç”,- tha Fico.

SHKARKO APP