15 vite burg kush thyen rregullat e izolimit, Shqipëria i vetmi vend në botë që dënon kaq ashpër qytetarët

Propozimi i Partisë Socialiste për të dënuar me 15 vjet burg qytetarët që shkelin karantinën është dënimi më i ashpër që ndonjë shtet tjetër ka propozuar për masat e marra kundër koronavirusit . Edhe në vendet me regjime jo demokratike, masat e dënimit nuk janë kaq të ashpra.

Në Kinë, ligji për personat që thyejnë karantinën është deri në tre vjet burg. Në Rusi dënimi për personat që thyejnë karantinën është maksimumi 7 vjet burg.

Koreja e Jugut parashikon deri në 1-3 vit burg. Ndërsa shumica e vendeve të tjera të botës kanë aplikuar masën e gjobave të rënda monetare që variojnë nga 3 deri në 15 mijë dollarë në vende të ndryshme. Disa shtete në SHBA aplikojnë dënime me burg në disa muaj apo deri në 2-3 vite, por kryesore mbetet gjoba monetare.

Përjashtim bën Italia që ka vendosur 21 vite burg, por me një ndryshim shumë të madh nga Shqipëria. Në Itali ky ligj vlen vetëm ata që janë mbartës të koronavirusit, kanë simptoma të COVID19 dhe dalin nga izolimi për të bërë jetë sociale. Ndërsa në Shqipëri, në burg nuk futen vetëm ata që janë të prekur nga korona, por dhe qytetarët e thjeshtë që për 1 mijë halle mund të detyrohen të dalin nga banesa për të paguar dritat, sepse OSHEE ua ndërpret apo për blerë bukë dhe ilaçe.

Sipas shpjegimit që i kanë bërë ligjit deputetët e PS-së, në burg do të futet kushdo, i sëmurë apo jo, që thyen rregullat e vendosura nga qeveria “Rama” duke tejkaluar kështu dhe rastin e Italisë që mund të merrej si shembull.

Ajo çfarë është edhe më shqetësuese lidhet me faktin se ndryshimet në Kodin Penal nuk do të hiqen me largimin e pandemisë. Sipas deputetëve të PS-së këto ndryshime do të vlejnë dhe për raste të tjera. Kjo e bën ligjin despotik dhe që ka nuanca diktature. E themi nuanca diktatue sepse qeveria mund ta vazhdojë këtë masë sigurie me muaj, mundet dhe një vit.

Një pjesë e masave të qeverisë ishin të duhurat për përballimin e pandemisë dhe qeverisë i duhet njohur merita për reagimin në kohë. Por është ndryshe të izolosh shqiptarët dhe ndryshe ti burgosësh ata me një ligj që s’ka lidhje me shtetet demokratike.

Në fakt ky ligj kur thuhet nga vetë mazhoranca se po kalojmë kulmin e krizës, të krijon idenë se po miratohet për tjetër qëllim. Sipas opozitës ky ligj bëhet që asnjë protestë të mos bëhet kur të kalojë koronavirus, pasi kryeministri mund të thotë se “jemi akoma në gjëndje paslufte”.

Më këtë ligj izolimi i shqiptarëve bëhet i ligjshëm me Kod Penal dhe hajde e dil nga shtëpia, po deshe. As në kohën e Enverit nuk kishte masa të tilla, ndonëse nuk pati asokohe koronavirus, por kishte sëmundje të tjera. Po fillon të realizohet slogani rilindas “NUK KENI PARË GJË AKOMA!”.

SHKARKO APP