1,5 ton kanabis, trafikanti tregon skemën: Polici ryfshet FNSH-së

Agjentë të Policisë së Shkodrës, kapën me “presh” (drogë) në duar, policin e Tiranës, Enriko Zyle dhe 7 trafikantë. Jo drogë por 1.5 ton kanabis që ishte paketuar dhe ishte gati për tu nisur drejt Italisë. Një nga 7 të arrestuarit ka shfaqur pendesë dhe treguar skemën. Emri i tij nuk bëhet publik por burime sqarojnë se mbi dëshminë e tij është zbardhur roli i të prangosurve dhe personave të shpallur ne kërkim. Sipas këtij deponimi, droga sigurohej në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet. Jaho Berdo, përveçse kishte në përdorim furgonin ku u gjet droga, dispononte edhe një patentë skafi. Policia dyshon se është pikërisht ai që do të bënte transportimin me skaf të kanabisit. Është zbardhur edhe roli i policit të prangosur Enriko Zylo. Ai ka qenë garant dhe ka mbikqyrur ngarkesën e drogës nga Vlora deri në Vilun, madje ai kishte paguar edhe 500 euro tek administratori i shtëpisë për të magazinuar drogën. Grupi del sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar burg për grupin.

Polici

Enriko Zyle, punonjësi i policisë i pragosur në Vilun të Shkodrës për sasinë e drogës së sekuestruar rreth 1.5 tonë, jo vetëm ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Gjatë arrestimit, ai ka tentuar të korruptojë me para kolegët e tij. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se Enriko Zyle, polic në Drejtorinë e Kufirit dhe të Migracionit Tiranë i ka premtuar një shumë të hollash komandantetit të FNSH-së, Shkodër që të tërhiqte forcat e policisë, pasi në të kundërt këtë histori do t’ia kthente në personale. Fillimisht punonjësi policisë, kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Golf”, në afërsi të hotelit ku u gjet lënda narkotike, por u kap pasi humbi kontrollin dhe ra në kanal.Burime nga organi i akuzës pohojnë se paligjshmeria e 42-vjeçarit Zyle ka shkuar deri në nxjerrjen e armës. Zyle u shoqërua forcërisht, duke mospranuar të prangoset dhe duke mos e dorëzuar armën e shërbimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Itali

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve të deritabnishme, lënda narkotike ishte mbledhur, magazinuar në zonën e Vilunit, duke u bërë gati për t’u transportuar në rrugë detare drejt brigjeve Italiane. Lënda dyshohet se u transportua nga Vlora për në Velipojë, ndërsa destinacioni ishte Italia. Pas shkarkimit nga furgoni, kanabisi pritej që gjatë natës të nisej për t’u transportuar në Itali. Pas vështirësisë në Jug të vendit, tashmë trafikantët po tentojnë që të trafikojnë kanabisin drejt Italisë nga zona e Shëngjinit dhe Velipojës, por gjithçka ka mbetur në tentativë pasi janë bllokuar dhe arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?