FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

15 vjet larg sistemit të drejtësisë, Alfred Balla këtë herë jep arsyet pse sipas tij është ende në detyrë

Për 15 vitet në vijim, Alfred Balla nuk mund të ushtrojë funksionin e prokurorit, gjyqtarit, anëtarit të KLP, të KLGJ, apo të Inspektorit të lartë të Drejtësisë. Ky është vendimi që mori Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili vendosi të pranojë ankimin e bërë nga Komisioneri Publik kundër vendimit të KPK ndaj Ballës, që në vitin 2023 vendosi të ndërpresë pa një vendim përfundimtar procesin e Vetting-ut ndaj Ballës. Ai sqaron se është ende në detyrë si kryetar i KLP-së, duke dhënë edhe argumentet kushtetuese që e mbajnë ende në këtë detyrë.

“Njoftim për media i z.Alfred Balla aktualisht në detyrë kryetar i KLP-së. Duke u nisur nga interesi i gazetarëve dhe i publikut pas vendimit të KPA-së, më duhet personalisht të sqaroj; Nisur nga fakti që KLP-ja nuk kishte të programuar mbledhje për vendimmarrje këtë javë apo javës që vjen; Fakti që 9 anëtarë të Këshillit kanë qenë deri sot për vizitë pune jashtë shtetit. Nuk ishte e domosdoshme dhe realizueshme mbledhja e Komisionit përkatës dhe e Këshillit në mënyrë urgjente.

Nga ana tjetër në analizë të përmbajtjes së vendimit të KPA-së (shkurtim pasi ende nuk është zbardhur i plotë) të venë në dispozicion vlerësoj se: Nuk ka analizuar e vërtetuar fakte që të bënin të diskutueshme zgjedhjen time si anëtar jomagjistrat i KLP-së, për të pasur vend për tu zbatuar neni 149/ b i Kushtetutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, javës që vjen është planifikuar mbledhje e Komisionit dhe e Këshillit dhe ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dua të theksoj se, mua më ka mbaruar mandati kushtetues 5 vjeçar dhe po qëndroj në detyrë, për shkak të parashikimit kushtetues, deri në emërimin e personit që do më zëvendësoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shpjegim është i nevojshëm, për mos krijimin e situatave abuzive, referuar vendimit të KPA-së dhe efektit që ai ka mbi një organ tjetër kushtetues, pasi nuk është në interes të publikut”, shprehet në reagimin e tij Alfred Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?