18-vjeçari me BMW përplas në rrugë këmbësorin, humb jetën i moshuari
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 19:31
Një 71-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në kryeqytet si pasojë e një aksidenti automobilistik. Teksa po kalonte rrugën, i moshuari me inicialet S.K është përplasur nga një automjet tip “BMW”, i cili drejtohen nga një 18-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 tek Bulevardi “Blu”, në afërsi të një karburanti.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe më pas ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga goditja.
Sakaq, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 18-vjeçarin me inicialet A.H, dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
/BW

