19 vjet nga themelimi i BOS, elita e ushtrisë shqiptare. Demiraj: Një këshillë për ministren  Xhaçka  

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përkujtuar sot 19 vjetorin e krijimit të BOS, forcave elitë të ushtrisë shqiptare. Koloneli Demiraj i cili është themeluesi i këtij Batalioni i sugjeron ministres Olta Xhaçka që të mos bëj gabimet e ish-ministres Kodheli me elitën e forcave të armatosura.

Postimi i plotë i Dritan Demirajt:

Te nderuar miq!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot eshte 19 vjetori i krijimit te njesise me elite te ushtrise shqiptare – njesise BOS.

Swiss Digital Mobile Reklama

19 vjet me pare djemte me te mire te ushtrise, iu bashkuan procesit stervitor me profesional, me te veshtire dhe me standarte 100 % te NATOs nen drejtimin e instruktoreve Turq te FS, duke krijuar Forcat Speciale te ushtrise Shqiptare.

Keta djem dhe vajza, te gjithe se bashku punuan dhe sherbyen ne mbi 30 misione nderkombetare, luftarake dhe paqeruajtese ne Irak, Afganistan, Cad, Bosnje dhe Kosove.

Nga vitit 2009 deri ne vitin 2013, kjo ishte njesia me e vleresuar ne historine e ushtrise shqiptare, nga qeveria shqiptare, lidershipi amerikan, NATO dhe ishte kryefjala e cdo vleresimi qe i behej Shqiperise nga te huajt.

Kjo u arrit pas nje procesi te thelle reformash ne drejtim te modernizimit, strukturimit, pajisjes, stervitjeve reale dhe ekstreme, te cilat u finalizuan ne misionet me te sukseshme qe ushtria shqiptare kishte bere pas vitit 1945.

Nje ndihme te madhe dha dhe mbeshtetja e vazhdueshme e ushtrise amerikane, te cilet na asistuan ne stervitje por dhe drejteperdrejte ne misionet luftarake ne terren ne Afganistan.

Pas vitit 2013, lidershipi i deshtuar Kodhelit dhe Bazos, e kthyen kete njesi ne njesi speciale per pastrimin e rrugeve te vendit, i hoqen nga misionet luftarake dhe nuk investuan asnje projekt, duke bere qe shumica e efektiveve te saj te largohen nga ushtria jashte shtetit.

Shpresoj dhe inkurajoj MM Zonjen Olta Xhacka, te kuptoje rendesine e Forcave Speciale dhe te misioneve qe ato kryejne, ta ringreje dhe ta mbeshtese fuqishem kete njesi, perpara se te shkaterrohet plotesisht dhe ta dislokoje sa me pare ne misione luftarake ne ndihme te aleances.

Uroj nga zemra suksese ne jete dhe karriere per te gjithe ata kolege te shkelqyer, heronjte e ushtrise shqiptare, per sakrificen e madhe qe kane bere dhe beni per Kombin Shqiptar.

Se fundi duhet te perulemi me respekt ndaj vepres se kolegut tone Kapiten Feti Voglit dhe familjes se Tij.

Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja. DD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?