2 ton kanabis në Mat, poseduesi: E gjeta në breg të lumit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Andreja Gjinajn, poseduesi i rreth 2 ton kanabis të sekuestruara të dielën në fshatin Rrethe-Baz të Matit.

Mësohet se Gjinaj ka thënë në gjykatë se lëndën narkotike dhe automatikun i ka gjetur rreth një muaj më parë në breg të lumit dhe e ka transportuar tek prona që kishte marrë me qira për mbjelljen e prodhimeve bujqësore.

Por nga hetimet e prokurorisë rezulton se kontenieri dhe tuneli ku u gjet droga ndodhen  në tokën në pronësi të S. D. Ky i fundit ka deklaruar se tokën ia ka dhënë me qira para një viti Gjinajt, fakt i pranuar dhe nga vetë i arrestuari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi Andreja Gjinajn rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dielën policia gjeti 2 ton e 69 kg kanabis sativa në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?