2 vjetori i ndarjes nga jeta, vajza e Bashkim Finos prek me dedikimin: I shtrenjti ynë
Bashkim Fino nuk e fitoi betejën me Covid-19. Sot shënohet dy vjetori i ndarjes nga jeta, dhe vajza e tij, Megi Fino e cila është pjesë e politikës ka kujtuar të atin, me këshillat, vlerësimet, batuat dhe dashurinë që ai ofronte.
“Thanë se do të bëhej më e lehtë me kalimin e kohës, në fakt nuk është aspak kështu.
2 vite pa ty ba, dhimbja dhe mungesa është ende shumë e madhe. Na mungon prania jote, këshillat dhe vlerësimet e tua gjithmonë të balancuara, batutat e shumta, dashuria jote pa kufi.
Megjithatë, forca që më jep për të vazhduar përpara e përballuar çdo sfidë, shtohet përditë. Të duam shumë, na mungon çdo moment i shtrenjti ynë!”, shkruan Megi.
View this post on Instagram