20 maji, ditëlindja e Al Bano Karrisit. E feston edhe si vlonjat

Nga Zenepe Luka
 
 Al Bano:.Hera e parë që festoj ditëlindjen edhe si shqiptar e vlonjat.Të pres në Çelino më 27 maj.
 
Do të vi të pushoj ca ditë në Llogara, ku dëshiroj të pi një kafe edhe me Edi Ramën.
   Në një bashkëbisedim me këngëtarin Italian, shtetasin shqiptar, banorin e qytetit të Vlorës,marrim ftesën për të bërë një vizitë në shtëpinë e tij me rastin e ditëlinbdjes.Ai është shprehur se ky vit, i ka sjellë problem në shëndet, por sëmundjet i ka sfiduar duke kënduar.
  Si edhe herë tjetër, gjatë telefonatave,  ka dërguar të fala për miqtë e tij në Vlorë dhe është interesuar për foshnjën, që lindi në maternitetin e Vlorës më 29 nëntor të vitit të kaluar, që mori emrin Albano.
 
              20 maji i jetës së Al Bano Karrisit.
 
Data 20 e  çdo muaj maj  në 74 vitet e jetës së këngëtarit , miti i këngës italiane Al Bano Karrisi, nuk është thjeshtë ardhja në jetë ë fëmijës së parë të  çiftit puljez Karmelo dhe Iolanda Carrisi.Ai dhe prindërit e tij, dhe jo vetëm, datën e ardhjes në jetë , e vlerësojnë si themelin e urës  së miqësisë, jo vetëm  të familjes Carrisi, por të popullit italian me Shqipërinë fqinjë.
 
    Ushtari Italian, Carmelo Carrisi i shkruan bashkëshortes  nga Saranda:Djali ynë do të quhet Albano.
 
    Sikurse është shprehur vetë Karmelo edhe në median italiane , por edhe nga deklarimet që ka bërë herë pas here Al Bano, Carmelo, gjatë luftës së dytë botërore  dezertoi nga rradhët e ushtrisë italiane, duke nxjerrë një raport mjeksor, pasi nuk dëshironte të vriste njerëz.
  Shqiptarët ishin njerëz të mrekullueshëm, bujarë, të mënçur dhe nuk kishte asnjë shkak që të ndeshej me ta, përkundrazi i bëri miq.
   Ishte ky mall dhe dashuri për Shqipërinë, që Al Bano bashkë me të atin, Karmelo dhe nënën e tij, Iolanda, vizituan Shqipërinë në vitin 1985, duke u ndalur në Gjirokastër,Tepelenë,Vlorë dhe vecanërisht në Sarandë,në kërkim  të miqëve e tij, që kishte zënë gjatë luftës.Pas kësaj Al Bano do të krijonte këngën “Saranda, Okinava”.
      Në fjalën e tij hyrëse, përpara se të fillonte koncertin në shtator të vitit 1989 në Pallatin e Konfreseve në Tiranë, Al Bano do të shprehej : “Dashuria për këtë tokë,më është kultivuar nga im atë, që më ka rritur me këngën popullore të jugut dhe historinë e lashtë të këtij vendi.Nuk jam zhgënjyer,unë jam me të vërtetë pjesë e kësaj toke.Për mua Shqipëria është si vaksina, që e mbaj me vete ngado që shkoj”.
 
     Vizita e parë në shtëpinë e këngëtarit më 20 maj 1993.
Nëse do të ndaleshim tek data 20 maj, në historinë e njohjes me këngëtarin, ditëlindja ka shërbyer si shkak për të bërë vizita të ndërsjellta.

         -Pas letrës që i dërgova këngëtarit Italian, si një fanse e çmëndur e këngëve të tij, tij, Ai planifikoi vizitën, që ishte e para dhe që çeli derën përgjithmonë, më 20 maj 1993,në ditën e 50 vjetorit të lindjes së tij.Ishim bashkë më prezantuesen Silvana Braçen, i pranishëm ishte kantautori Ardit Gjebrea.
   Takuam babanë e tij Karmelo, që me gojën e tij tregoi për kujtimet që kish për shqiptarët, Sarandën, kujtime që janë pasqyryar tek libri “Al Bano & Albania”.
Pas krijimit të shoqatës kulturore “Al Bano & Romina Pouer” në Vlorë, në vitin 1996, mund të ishte vizita e dhjetë ajo e  20 majit të vitit 2003 në shtëpinë e këngëtarit, që festonte 60 vjetorin e lindjes.Në një tortë të madhe kishte shkruar: 3 x 20.
  Në një tjetër 20 maj në vitin 2007, bëjnë vizitë shtëpinë e tij,një grup grashë të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.
   Në maj të vitit 2008, në prag të ditëlindjes, Al Bano vjen në Vlorë, për promovimin e librit të tij,Al Bano & Albania”, si edhe I jepet  I jepet “Mirënjohja” nga bashkia e qytetit.Një tortë gjigande me ngjyrat e flamujve shqiptar dhe Italian, pritet në një darkë të paharruar në Llogara, ku këngëtari u mrekullua nga bukuritë.
 
   Këtë ditëlindje e festoj edhe si shqip0tar, si vlonjat.
 
   Al Bano karrisi, ka bërë ftesën e tij të rradhës për në shtëpinë e tij, përsëri në muajin e ditëlindjes së tij.
  -Të pres më 27 maj, këtu në Çelino, të festojmë bashkë, pasi kjo ditëlindje është më e veçanta e jetës ime, sepse festoj edhe si shqiptar, vlonjat.Ashtu sikurse të falenderova përpara vlonjatëve, kur isha më 29 nëntor , po e përsëris: Te falenderoj nga zemra, motra ine, Oriana Fallaci shqiptare, për gjithçka ke bërë me shoqatën , që ka emrin tim dhe ndjehem krenar, që jam edhe shqiptar.Kështu, jo vetëm çojmë në vend një amanet të babait Karmelo, por mbi të gjitha, kemi shërbyer si urë e çeliktë për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë- ka thënë ai.
 
Kalova një vit të vështirë nga shëndeti, por e përballova me këngë.Jeto edhe minutën, koha ikën.
 
   Është e vërtetë, që këngëtari kaloi një situatë tejet të vështirë në muajët e parë të këtij viti.Pas një operacioni të rëndë në zemër, Ai pësoi një ishemi të lehtë dhe iu desh kohë në spital. për reabilitimin e tij.
  -Jeta është sfidë- thotë ai gjatë bisedës telefonike, por unë e kam përballuar duke kënduar.Pas operacionit në zemër, këndova në festivalin e Sanremos, ku besoj e keni ndjekur përshëndetjen, që ju bëra nga skena.Pas situatës tjetër në muajin prill, u reabilitova duke kënduar dhe ja, pasi dola nga spitali dhashë koncert  më 8 maj në Teatrin Galeria di legniano vicino a Milano.Duatrokitjet dhe ovacionet, më dhanë forcë.
   Ajo që përsëris shpesh është: Jeto minutën, koha ikën.
 
    Do të vi në Llogara.Ndoshta pimë një kafe me Edi Ramën..
 
   Këngëtari i është përgjigjur ftesës së shoqatës, për të pushuar disa ditë në Llogara, dëshirë që e kish shprehur më parë.Kjo vizitë shënon ardhjen e dhjetë të tij në Shqipëri.
-E di , që do të ndjehem i lumtur mes miqah, fansave, njerëzve, që më duan dhe kjo do të ishte një shlodhje e vërtetë, pas situatave , që kalova për shëndetin.Ndoshta do të jetë e mundur, të pimë një kafe edhe me z.Edi Rama- thotë këngëtari, dëshirë, që i mbeti perng, kur erdhi gjatë muajit shtator në vitin e kaluar për koncert në Tiranë me rastin e shënjtërimit të Nënë Terezës dhe në muajin në nëntor në Vlorë.
Al Bano Karrisi  është vlerësuar në Shqipëri.
 Medjalen “Nënë Tereza”, akorduar nga Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi, në qershor të vitit 2009
Mirënjohjë e qytetit të Vlorës në maj të vitit 2008.
-Me rastin e 70 vjetorit të lindjes,Presidenti Bujar Nishani nderon këngëtarin italian me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
  Me kërkesën e shoqatës Kulturore dhe dëshirën e tij, në shtëtor të vitit 2016 Al Bano  mori nnështetësinë  shqiptare..
   Më 29 nëntor të vitit 2016, mori lejën e banimit në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, që iu dorëzua nga kryetari i bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli.
Ai është këngëtari i vetëm i huaj, që ka marrë nënështetësinë shqiptare, që ka dashuri për këtë vend, që Ai e cilëson “Atheun e tij të dytë”, kjo për shkak të dashurisë që kishte  babai i tij Karmelo, por edhe puna që ka bërë shoqata me emerin e tij, duke zhvilluar  aktivitete të shumta në të dy vendet, botime dhe koncerte me këngëtarin, që Al Bano e vlerëson shumë.

SHKARKO APP