20-vjeçari plagoset me thikë nga babai, zbardhen motivet e ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Babai ka plagosur me thikë djalin e tij 20-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur te rruga “Behlul Hatibi”, në Tiranë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe pas një sherri Bujar Çika ka plagosur djalin e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç. Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

