21 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, shkon në 467 numri i të prekurve

21 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 467 të infektuar.

15 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 232. Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik tha se: “Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232″.

Në total në të dy spitalet janë 52 persona janë të shtruar. Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Përhapja e koronavirusit deri më 13 prill është sipas këtyre zonave:

– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

SHKARKO APP