21 vite në burg për vrasje, kjo nënë u dërgon ende para fëmijëve
Historia e saj është e vështirë për tu besuar por e jetuar gjatë këtyre 21 viteve. Ardiana Kolami, e dënuar me 25 vite burg për vrasje e ku i kanë mbetur edhe 4 vjet dënim.
Ajo i la fëmijët e mitur, kur u arrestua. Për shkak se puna në burg konvertohet sipas ligjit me leje shpërblyese ajo sikurse edhe gra të tjera në qeli iu përkushtua punimeve me grep për t’i shitur më pas përmes familjarëve. Fitimet gjatë këtyre viteve ua dërgonte djemve.
“Djalin e vogël e kam lënë 9 vjeç, të madhin 14. Djemtë janë rritur por ajo prapë shet për t’i ndihmuar jo vetëm ata , por tanimë edhe nusen. I kam thënë çfarë të duash të bëj, më thuaj. Më ka thënë ti bëj një mbulesë krevati. Do ia bëj dhe asaj. I lashë djemtë e vegjël dhe tani do dal e do gjej nuse në shtëpi”, rrëfen ajo për Top Channel.
Ardiana si nga 25 gratë e burgut të grave të cilat janë përfshirë në një projekt për gatimin e ushqimit katering, që synon punësimin e të dënuarave. “Është e domsodoshme puna këtu brenda se nuk kemi se si e kalojmë kohën”, thotë Liljana Boro, e dënuar.
“Na duhet dhe për ndonjë lekë, sa të ndihmojmë dhe pak familjen”, thotë Adriana. Oriona Hodaj, drejtuese e projektit thotë se përpara këtij angazhimi gratë e dënuara do të firmosin edhe kontratën e punës.

