25 vite në harresë, një ministër shkon në fshatin më të thellë (FOTO)
Pas më shumë se 25 vitesh, për herë të parë një ministër ka shkelur në Selicë. Fjala është për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka qenë këtë të premte në fshatin më të thellë të Burrelit, aty ku kërkesa më urgjente e banorëve është rruga që i lidh me gjithë pjesën tjetër të vendit.
Në fjalën e saj përpara banorëve ministrja Xhaçka theksoi se përgjegjësia e qeverisë dhe çdo politikani, është t’i vijë në ndihmë banorëve pa dallime politike apo partiake.
“Rrugën që ju dhe fëmijët tuaj përshkoni çdo ditë, sot e kalova vetë dhe e pashë sa e madhe është sakrifica që ju bëni prej vitesh, për të arritur në një qendër shëndetësore apo për t’u lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë. Më besoni për një gjë, nuk është çështje politike. Nuk erdha këtu se ky është një komunitet që voton majtas apo ka votuar PS-në, erdha sepse ky është një komunitet që meriton të shërbehet qofshin majtas, qofshin djathas. Vërtetë Partia Socialiste është sot në pushtet, por PS qeveris me të njëtin standard, si për ata që janë të majtë, ashtu edhe për ata që janë të djashtë. Të gjithë kanë familje kanë fëmijë, meritojnë që të jetojnë me dinjtet, meritojnë që të rrisin fëmijët, meritojnë të vënë bukë në tavolinë dhe ne ja respekojmë maksimalisht këtë gjë. Është shumë e rëndësishme që të kuptoni që nuk është detyrë funksionale e FA-ve për të bërë këto gjëra, por është dëshira jonë maksimale, është angazhimi maksimal i FA-ve për t’ju ndodhur komunitetit, atëherë kur të tjerët nuk i ndodhen dot. Këtë do ta bëjmë në çdo cep të Shqipërisë në çdo muaj të vitit”, u shpreh Ministrja Xhaçka.
Rruga që lidh fshatin Selicë me pjesën tjetër të qarkut Dibër dhe që ndihmon banorët e fshatit të largët të lidhen me pjesën tjetër të vendit ka një gjatësi prej 4 kilometrash e pritet të përfundojë brenda pak javësh.


