26-vjeçarja: Babai më thotë “aty të vdesësh”, më ndihmoni… (VIDEO)
Majlinda Demeku, jeton në fshatin Delisufaj, në njësinë administrative Allkaj në Lushnjë. Ajo është e sëmurë invalide dhe ka nevojë për një ndëryhyrje kirurgjikale. Sipas mjekve të cilët e kanë ekzaminuar ka disa gjëndra në fytyrë të cilat i shkatojnë dhimbje të pa durueshme.
26-vjeçarja Demeku merr një ndihmë prej 10.000 mijë lekësh në muaj, por këto para nuk i dalin për t’u ushqyer dhe për ilaçe. Vajza shprehet se prindrit kurrë nuk e kanë përkrahur atë edhe pse ka patur nevojë për mbështetjen e tyre ,babai im shprehet ajo shpesh më ka përbuzur dhe ofenduar .
“Kushtet e mija janë shumë të vështira. 100 mijë lekë që marr unë kemp nuk më dalin për bukë e jo më për vizita. Babai sillet shumë keq me mua më thotë “aty të vdesësh”, nuk më çon njëherë për vizitë”,-tregon Majlinda.
Majlinda thotë ka kërkuar ndihmën e Bashkise dhe njësisë adminstartive por askush nuk e ka ndihmuar.
“E kam ngritur zërin në Komunë në Bashki, por nuk kam marrë asnjë rezultat. Më kanë thënë që do të ndihmojmë dhe kanë ndenjur në heshtje. Ju lutem më ndihmoni kush ka mundësi që të heq këto dy gjëndra që kam në ballë. Të më ndihmojnë me sa do pak spitalet private ose ato shtetërore, të më bëjnë një operim falas”, thotë Majlinda.
Ajo përballet me sëmundjen e saj që në moshën 5-vjeçar, por kohët e fundit dhimbjet kanë filluar të shtohen duke i sjellë shqetësime shumë të mëdha./Shqiptarja.com/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=PwEZU0rEwsA” width=”560″ height=”315″]

