28 Nëntori, Veliaj: Mot, festa në sheshin më të bukur në rajon
Si vitin e kaluar, Tirana mbajti sot paradite ceremoninë e ngritjes së “Flamurit Kombetar” me rastin e festës së 28 Nentorit.
Plot 15 mijë tullumbace kuq e zi u lëshuan në qiell.
Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj duke i quajtur 104 vitet e pavarësisë histori suksesi nënvizoi se sot duhet punuar për të modernizuar Tiranën
“Të lëmë fjalët të hapim më shumë kantiere pune”, përcolli mesazhin Erjon Veliaj
Aktualisht, sheshi Skënderbej i është nënshtruar rikonstruksionit, por Veliaj premtoi se vitin tjetër festa do të bëhet në sheshin që do të jetë më i bukuri në rajon.
“Vitin tjetër sheshi “Skenderbej” nuk do të jetë më kantier por një shesh i jashtëzakonshëm. Do të sigurojmë që 28 Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh që do të jetë më i bukuri në rajon”, shtoi ai.

