29 Nëntori, portreti i Enverit pranë Varrezave të Dëshmorëve (Foto)
Përfaqësues të Partisë Komuniste ishin sot në Varrezat e Dëshmorëve për të zhvilluar homazhe me rastin e 29 Nentorit, Ditës së Çlirimit. Si çdo vit ata kanë marrë me vete stenda të ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.
Por ata nuk janë lejuar nga protokolli që të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve deri në momentin kur të përfundojë ceremonia zyrtare e homazheve të kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Teksa jashtë ambienteve të Varrezave të Dëshmorëve ata kanë ngritur stenda ku janë foto të Enver Hoxhës.
Qemal Cicollari, kryetar i Partisë Komuniste Shqiptare tha se po mohohet vepritaria e Luftës Nacional Çlirimtare.





