3-vjeçarja rrezikon jetën për 5 mijë euro, familja: Kemi gjetur spitalin, por s’kemi para…

Xhensila (vajza në mes), tre vjeçarja nga Fushë-Kruja është duke luftuar çdo ditë me vdekjen vetëm se familja nuk ka 5 mijë euro për ta shoqëruar atë për në një spital të Stambollit.

Prindërit e saj iu drejtuan Albeu.com duke bërë thirrje për një ndihmë sado pak të vogël, në mënyrë që të mundësohet shkuarja në Stamboll.

Enkelejda Zenelaj, nëna e saj shpjegon se problemin më të madh e kanë zgjidhur, pasi disa muaj më parë, ministria e Shëndetësisë i ka krijuar mundësinë për të shkuar të kurohet në një spital në Turqi, por ata nuk kanë të ardhura që të shoqërojnë vajzën e tyre atje pasi askush prej familjarëve nuk është i punësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas diagnostifikimeve që ka bërë në Shqipëri, vajza është epilekptike si edhe ka një cist në tru, i cili i rrezikon jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi të papunë ju lutem të na ndihmojnë. Që ditën kur lindi fëmija edhe unë edhe burri kemi mbetur dyerve të spitalit dhe nuk kemi pasur mundësi të hyjmë në punë”., – shprehet ajo.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen e varfër mund ta bëjnë atë nëpërmjet këtij numri llogarie në emrin e nënës së Xhensilës:

Enkeleda Muharrem Zenelaj Al 1520811008000006851273800, Kodi USALATR, Intesa San Paolo Bank.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?