Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 17:31 Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development Shqipëria U15 barazoi 1-1 me Poloninë U15 në ndeshjen e dytë të UEFA Development U15, por polakët fituan 4-1 nga pika e penalltisë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

31 vite nga vizita historike e Papës shenjt Gjon Pali II në Shqipëri

Aktualitet E enjte, 25 Prill 2024 19:04
31 vite nga vizita historike e Papës shenjt Gjon Pali II në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kremtohet sot, 25 prill, 31-vjetori i vizitës së parë të një Pape të Romës në Shqipëri. Dita historike e paharrueshme e 25 prillit të vitit 1993, ishte Ditë e Bekuar prej Zotit për Shqipërinë. Papa shenjt Gjon Pali II shkeli në tokën shqiptare, duke puthur e bekuar truallin e nëpërkëmbur, të sapodalë nga diktatura komuniste

Kjo tokë fisnike dhe martire shqiptare, gjatë dimrit të gjatë e të egër kaluar nën regjimin ateist të komunizmit, i dha Kishës Universale shumë martirë për Krishtin, e shoqërisë dhe Kombit Arbënor njerëz të paepur, që dëshmuan e kultivuan vlerat njerëzore, intelektuale, shpirtërore dhe shoqërore, që nuk perëndojnë kurrë. Me këto fjalë të Papës Karol Wojtyla, përkujtojmë sot, 25 prill, 31-vjetorin e vizitës së parë të një Pape të Romës në Shqipëri. Dita historike e paharrueshme e 25 prillit të vitit 1993, ishte Ditë e Bekuar prej Zotit për Shqipërinë. Papa shenjt Gjon Pali II shkeli në tokën shqiptare, duke puthur e bekuar truallin e nëpërkëmbur, të sapodalë nga diktatura komuniste.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kjo është ditë që na e dhuroi Zoti”. Papa Gjon Pali e cilësoi kështu atë ditë historike. E vërtet, qe vizitë me domethënie të jashtëzakonshme. Së pari ishte një dëshmi e veçantë e dashurisë atërore të Papës për shqiptarët, Shqipërinë e bashkësinë katolike të martirizuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 25 prill 1993, në Shqipëri, Papa Gjon Pali II iu drejtua kështu shqiptarëve: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! … Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.

Mund t'ju interesojë

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 21 minutash
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Para 1 ore
Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Para 2 orësh

Vizita e Shën Wojtylës në Shqipëri, më 25 prill 1993, ishte shprehje aq e madhe dashurie, saqë me plot gojën mund të quhet jo vetëm historike, por fillimi i një shprese që nuk jep kurrë zhgënjim, pasi i tejkalon përmasat njerëzore dhe bazohet në dashurinë e Hyjit.

E atë 25 prill të vitit 1993, Papa Shën Gjon Pali II duke iu drejtua qytetarëve dhe besimtarëve të pranishëm në Sheshin Skënderbe, në Tiranë, ndërmjet tjerash nënvizoi: “Në çiltërsinë tuaj pashë guximin e një demokracie të re, të një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund dhe të errët të një diktature dhe të ateizmi mbytës”.

E pastaj nxitja atërore e Shën Gjon Palit II për të sotmen e shqiptarëve: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, e thirrja për kujtesën e përhershme: “të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”.., ”kjo liri e besimit fetar, të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pik të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjja, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin, dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror….Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”.

Kështu, pra, Papa Gjon Pali II, që tani nderohet nga mbarë bota si Shenjtor, atë ditë historike të 25 prillit të vitit 1993, Kishës katolike shqiptare të martirizuar, i dha hierarkinë e parë të pas diktaturës së komunizmit, klasës udhëheqëse të vendit, i tregoi udhën e demokracisë së mirëfilltë, ndërsa të gjithë qytetarëve, pa dallim, u kujtoi vlerën e vëllazërimit dhe të harmonisë vërtetë të larmishme e pluraliste fetare e shoqërore, si thesar për të sotmen e të nesërmen.

Duke kujtuar vizitën e Papës Shën Gjon Palit II në Shqipëri, në 25-vjetorin e saj, mund të pohojmë faktin e pamohueshëm të një prove të mëtejshme se Zoti nuk e pati braktisur kurrë popullin a vuajtur e të dashur shqiptar e as Shqipërinë, dhe me të gjitha persekutimet, as shqiptarët besimtarë nuk e mënjanuan e nuk e mohuan Zotin nga zemra dhe jeta e tyre.

Koha e diktaturës ateiste komuniste e tregoi fytyrën më të vrazhdët të njeriut e të një shoqërie pa Zot. Ngjarje si vizita e Papës Wojtila në Shqipëri, na ripohojnë se me Zotin jeta e njeriut dhe shoqëria shkëlqejnë me virtyte e vlera që realizojnë e gëzojnë individin dhe komunitetin njerëzor.
R.SH. – Vatikan

Etiketat e lidhura

Gjon Pali II
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 11 minutash

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 15 minutash

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë
Para 18 minutash

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike
Para 21 minutash

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 18 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 21 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 23 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 5 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.