32-vjeçari shqiptar pranon se ka vrarë avokatin e njohur grek
32-vjeçari shqiptar pranon se ka vrare avokatin e njohur grek, Mihalis Zafiropulos, raporton Ora News.
Njoftimi jepet zyrtarisht nga policia greke.
“Nuk doja ta vrisja, doja ta frikësoja duke e qëlluar në këmbë“, ka pohuar 32-vjeçari, sipas policisë.
Policia thotë se është identifikuar edhe personi i dytë që mori pjesë në vrasje.
Avokati greke u ekzekutua mbrëmjen e 12 tetorit në zyrën e tij në Athinën qendrore.
Autorët kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë.
Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve dhe kontrollit të trafikut në zonë.
Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish-deputetit të Demokracisë së Re Nondas Zafeiropoulos.
Vrasja e tij nxiti një reagim nga partitë politike të Greqisë.

