340 milionët e Shkëlqim Mirit – Ndalohet kushëriri i gjyqtarit, ja arrestimet që priten…
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 03:45
Është ndaluar nga policia Kujtim Miri, kushëriri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri.
Ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime nga Prokuroria thanë se priten arrestime të tjera.
Gjyqtari u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare.
Në banesën e Mirit, u gjetën rreth 340 milionë lekë (të vjetra)./syri

