3700 vrasje brenda 2016 – Raportimi i detajeve të krimit nga media, shkaktojnë stres dhe depresion

Këtë vit janë raportuar në media 3700 vrasje dhe ngjarje të rënda në familje. Pjesa më e madhe e tyre raportohen me detaje të hollësishme dhe dëshmi nga familjarë të viktimave. Gazetarët mendojnë që ka ardhur koha për të vendosur kufizime se cilat nga ngjarjet përbëjne interes publik, duke iu kursyer shikuesve dhe lexuesve informacione të panevojshme. Ndërsa psikologët mendojnë se rrëfime të tilla dhe mënyra se si sillen artikujt në gazeta e portale po krijonë frikëshëm modele në shoqëri.

Brenda një jave, 8 viktima janë shënuar nga vrasjet, vetëvrasjet dhe dhuna në familje. Gjatë vitit 2016 janë raportuar në media 3700 ngjarje të rënda.

Akte të tilla monstruoze kanë  tronditur opinionin publik.  Vetë qytetarët kërkojnë nga media t’ju kursejë detaje apo rrëfime të hollësishme për shkak të modeleve që po krijohen në shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media ndodhet e dyzuar mes të drejtës së raportimit, por dhe të mënyrës së përcjelles së lajmit.  Por gazetarët, ekspertët e komunikimit, psikologët dhe qytetarët po kërkojnë zhvillimin e një debati serioz se sa duhet të transmetohen detaje të tilla në betejen e shikueshmërisë apo të klikimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për gazetarin Lutfi Dervishi, media është kthyer në hienë, që nuk respekton më dhimbjen e familjes, të afërmve.

Lutfi Dervishi: Fatkeqëishst në shtypin e shkruar, por sidomos në mediat online është një lloj kurioziteti i sëmurë për detaje që nuk është se kanë interes për publikun. Nëse dikur gazetarët, qofshin lajmëtarë apo pëllumba që përçonin lajmet, tani në ndonjë rast u ngjajnë më tepër hienave që përpiqen të ushqehen me ngjarje të tilla.

Gazetari, Erion Kristo, shkon dhe më tej duke i konsideruar raportimet si vetëgenocid.

Erion Kristo: Këto modele që kanë qenë këto ditë do të përsëriten në mënyrë ciklike. Pra nëqoftëse vrau njëri gruan, të nesërmen do të ketë dhe një tjetër, të pasnesërmen edhe një tjetër. Sepse është si një thirrje që i lëshohet nënvetëdijes.Ç’është kjo dëshirë për ti pakësuar shqiptarët e paktë? Ne 5 shqiptarë jemi në botë, tani kemi dhe një dëshirë tjetër që të bëjmë vetëgenocid.

Blendi Salaj, gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile beson se vetëkufizimet në media dhe zbatimit i etikës mund të ndyshonte realitetin që po i ngjan një cerememonive mortore kolektive.

Blendi Salaj: Kur fëmijët janë viktima nuk ka nevojë të ekspozohen. Kur dikush është viktimë e një përdhunimi nuk ka nevojë të identifikohet ky person sepse nuk ka rëndësi për mua. Më interesojnë një seri lajmesh sigurisht dhe dua të di se çfarë ndodh në vendin tonë, por nuk ka nevojë të di çdo detaj për çdo tragjedi që ndodh në Shqipëri.

Edhe më kritikë shprehen psikologët.

Valbona Treska: Problemi është që këto detaje përbëjnë si shembull për tu modeluar, përbëjnë një model për të krijuar ndoshta skena të ngjashme krimi. Jemi të gjithë të depresuar, i gjithë ambienti që na rrethon, jemi të gjithë të frustuar, jemi të gjithë të pakënaqur, jemi të gjithë të pasigurtë nga jeta.

Në vende të ndryshme të botës si në Francë dhe Suedi, janë ndërrmarrë nisma për ndaluar qoftë dhe përkohësisht transmetimin e ngjarjeve të rënda.

Në vendin tonë ende nuk ka inicativa konkrete apo studime të mirëfillta se si ndikojnë ngjarjet e dhunshme dhe vdekjet në psikologjinë dhe shëndetin e publikut.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?