FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

50.000 mijë policë mbrojnë votimin presidencial në Francë

Franca ndodhet sërish nën shok. Pas atentatit në Paris qeveria ka bërë thirrje për unitet. Donald Trump deklaroi se është i bindur që atentati do të ketë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve në Francë.

 Pas atentatit vdekjeprurës ndaj policëve në Paris, kryeministri francez Bernard Cazeneuve i ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të mos frikësohen. Pas një takimi të kabinetit të sigursë, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale ai bëri thirrje për “frymë përgjegjësie dhe dinjitet të gjithësecilit”.

Cazeneuve u bëri thirrje francezëve që të tregojnë unitet. Duke pasur parasysh raundin e parë të zgjedhjeve, ai deklaroi: “Asgjë nuk duhet ta turbullojë këtë moment me rëndësi themelore demokratike për vendin tonë.” Janë angazhuar më shumë se 50.000 policë për të mbrojtur votimin.

Lajmi për atentatin në mes të duelit

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohën kur atentatori goditi në Champs-Élysées – në njërin prej objektivave më të preferuara për turistët në qytet – në televizion po transmetohej debati i fundit i përbashkët televiziv i të gjithë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Reagimet e tyre për sulmin sipas orientimit politik qenë të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një kohë kur kandidatja ekstremiste e djathtë Marine Le Pen i kërkoi qeverisë që t’i dëbojë menjëherë të gjithë të huajt që përgjohen nga shërbimi i fshehtë, kandidati pa parti Emmanuel Macron tha se synimi i terroristëve është “që francezët t’i dorëzohen mungesës së arsyes dhe të përçahen.”

Sot në Paris pas atentatit Sot në Paris pas atentatit

Le Pen dhe Macron kanë sipas sondazheve shanset më të mira për të kaluar në balotazh – të pasuar megjithatë ngushtë nga konservatorët François Fillon dhe majtisti i vjetër Jean-Luc Mélenchon. Socialisti Benoît Hamon konsiderohet ndërkohë pa shanse.

Fillon, i cili për shkak të një afere për gjoja punësimin te ai të së shoqes ndodhet nën presion, tha se lufta kundër “totalitarizmit islamik” duhet të jetë prioriteti i Presidentit të ardhshëm. Njësoj si Macron dhe Le Pen, konservatori anuloi për shkak të solidaritetit aktivitete elektorale “sepse ne duhet të tregojmë solidaritet”. Mélenchon i majtë u bëri thirrje francezëve që nëasnjë mënyrë të mos dorëzohen para dhunës ose të kalojnë në panik.

Trump dhe parashikimi për francezët

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi ndërkohë se është i bindur që atentati do të ketë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve në Francë. Francezët nuk do të durojnë më gjëra të tilla, shkroi Trump në twitter.

Shumë ekspertë e shohin këtë ndryshe. Kështu sociologu francez dhe eksperti i fesë islame Gilles Kepel tha se për mendimin e tij atentati i Parisit nuk do ta ndikojë shumë rezultatin e votimit. “Për të ndikuar çfarëdo që të jetë është tepër vonë”, i tha Kepel Agjencisë Katolike të Lajmeve KNA.(DW)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?