“50 mijë € vendimi”, 20 akuza në ngarkim të gjyqtares

Gjykatësja Majlinda Andrea do të dalë të hënën më 5 dhjetor para kolegëve të saj për t’u njohur zyrtarisht me akuzën pas akuzave për korrupsion dhe zbulimin e skandalit ku me 50 mijë euro shitej vendimi i pronësisë.

Sipas të një kopje të kërkesës për gjykim, të siguruar nga Report Tv rezulton se vendimi në favor të palëve Eleni Lino, Ilia Çabiri dhe sekserit Petraq Dashi është dhënë 24 orë pasi ata kanë paguar paratë dhe se hetimi i nisur është dekospiruar dhe gjyqtarja ishte në dijeni se kishte nisur nje hetim ndaj saj.

Në një bisedë të përgjuar më 14 korrik dy ditë pas vendimit të dhënë nga gjykata, gjyqtarja Andrea e orienton bashkëshortin për veprime të kujdesshme “dosja është atje, nuk bëhet fjalë për kallëzim, ka dalë rastësisht nga një çështje tjetër, kështu që bëj ato veprimet sot me shumë kujdes, se ai mund të jetë dakord?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç dhe shihni në këtë faksimile hetimet kanë zbardhur se “Mos pranimi i rekursit lidhur me çështjen gjyqësore është vendosur një ditë pasi është dhe të pandehurit Odhise Andrea shuma prej 50.000 mijë euro, vendim që ka qenë në favor të shtetasve të mësipërm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto para i janë marrë personave që fituan pronësinë e 40 h truall në Ksamil, dhe janë depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë të ndara përkatësisht në 32.000 mijë euro dhe 18 mijë euro në llogaritë bankare të bashkëshortit të gjyqtares z.Odhise Andrea, shkruan Shqiptarja.com.

Ndër provat që prokuroria e përgjithshme ka depozituar në gjykatën ndaj 5 të pandehurve mes tyre dhe gjyqtares Andrea janë 22 të tilla, përfshi përgjime, foto e video nga takimet e realizuara mes palëve, transkripte si dhe procesverbalin e sekuestros preventive të 50 mijë euro të cilat janë të depozituara në llogaritë bankare të Odhise Andreas.

Në këtë dosje janë proceduar pesë persona Majlinda Andrea (gjyqtare) Odhise Andrea (Bashkëshorti gjyqtares, ende në arrati), Petraq Dashi (sekser), Eleni lini dhe Ilia (Ylli ) Cabiri pronarët përfitues të 40 hektar truall në Ksamil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?