56-vjeçari pjesë e grupit të Habilajve, u arrestua sot nga Policia e Vlorës
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 56-vjeçarin Reshat Radhima, një person i shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal të Habilajve. Gjykata e ka dënuar Radhimën me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

