Berisha: Tirana nuk ka parë luanë si protestuesit e sotëm! I përkrahim!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se mbi 50 studentë dhe qytetarë kanë mbetur të plagosur gjatë protestës në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.

Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Tiranës, Berisha u shpreh se protestuesit u përballën me lëndime të ndryshme, përfshirë thyerje të gjymtyrëve dhe dëmtime në kokë. Ai përmendi gjithashtu përdorimin e sprajit dhe topave të ujit ndaj qytetarëve.

Berisha vlerësoi reagimin e studentëve, duke e cilësuar atë si shprehje të revoltës kundër qeverisë. Sipas tij, pakënaqësitë e të rinjve lidhen edhe me vështirësitë ekonomike, veçanërisht me kostot e larta të qirave dhe problemet me strehimin gjatë studimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e Berishës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Revolta studentore në një afat kohor gjithsej më pak se dyditor, faktikisht është regjistruar si revolta më e fuqishme studentore.

Është regjistruar si dhuna më e egër shtetërore e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, por nga ana tjetër, edhe vendosmëria ekstreme. Nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës luanë si ata studentë.

Edi Rama, duke urdhëruar narko-banditët e tij për çarë kafka dhe thyer kocka gjymtyrësh të të rinjve dhe qytetarëve që protestonin në mënyrën më paqësore, detyroi ata të përdorin çdo mjet rrethanor kundër kriminelëve me uniformë, dhunuesve të tyre.

Janë mbi 50 studentë dhe qytetarë të plagosur nga plagë të ndryshme me thyerje të femurit, me thyerje të këmbës, me çarje të kafkës në pjesën frontale që është pjesa më e fortë e saj.

Janë me dhjetëra të tjerë me plagosje të tjera në trup, pa llogaritur këtu dhjetëra e dhjetëra të cilëve iu hodhën spraj ariu në sy apo u gjuajtën me brutalitet me topa uji.

Duhet thënë se studentët janë përgjigjur me një heroizëm të vërtetë. Reagimi i tyre lidhet me revoltën e tyre shpirtërore kundër narko-diktaturës. Por studentët kanë një seri arsyesh shumë të forta për tu përballë me këtë qeveri dhe për ta arkivuar këtë në banesën e turpit të historisë.

Sot në proporcion me të ardhurat, ata paguajnë qira të paktën 5 herë më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre kudo që janë. Ndërtesat që tradicionalisht janë për ta, mafia iu ka ndërruar vendin, i përdor për përfitime të veta dhe ata i lënë para pamundësisë për të paguar qiranë dhe për të ndjekur shkollën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?