6 ditë para se të vritej, mesazhi i Kastriot Reçit në facebook

Kastriot Reçi humbi jetën në një atentat me armë zjarri në qendër të Rrëshenit mesditën e sotme. 47-vjeçari është pronar i një televizioni lokal në Lezhë. Gjashtë ditë më parë, Kastriot Reçi ka bërë edhe postimin e fundit në rrjetin e social në Facebook, duke uruar për Vitin e Ri por jepte edhe një këshillë. “Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”, shkruante 47-vjeçari më datë 1 janar 2020. Sipas burimeve policore, Reçi ka qenë person me precedent penal dhe vrasja e tij mendohet të ketë ndodhur si hakmarrje.

SHKARKO APP