6 muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt, çfarë ka ndodhur me fëmijët e saj në Suedi
Vrasja e Lirodona Ademajt tronditi Prishtinën, po jo vetëm, natën e 29 nëntorit të vitit të kaluar.
Kur kanë kaluar 6 muaj, ende nuk ka një pëgjigje se çfarë ndodhi atë natë, dhe pse ajo u vra. Lidhur me vrasjen e saj janë arrestuar 3 persona: Naim Murseli (bashkëshorti i saj i dyshuar si porositës i vrasjes) Granit Plava ( ekzekutori) e Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtori) 3 te dyshuarit Murseli, Plava dhe Kokalla gjenden në paraburgim që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar.
Sipas njoftimeve të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”
Për “Shqipëria Live”, gazetarja Dijellza Preniqi ka zbuluar se çfarë ka ndodhur me fëmijët e mitur, të 30-vjeçares së ndjerë. Dy djemtë e mitur po qëndrojnë në një qendër sociale pasi janë marrë nën kujdesi ne shtetit suedez, teksa kërkojnë që të vizitojnë varrin e nënës së tyre.
“Fëmijët e Liridonës janë nën kujdesi ne shtetit suedez, në një qendër sociale. Daja i tyre i ka vizituar dhe ai ka thënë se janë mirë nga shëndeti fizik dhe psikologjik, teksa i kanë kërkuar që të kenë mundësinë të kthehen në Kosovë dhe të çojnë lule tek varri i nënës së tyre.”– tha gazetarja.