6 të shqëruar për vrasjen e Agron Xhezairit në Ksamil, policia kontrollon familjarët e ‘hasmit’
Policia e Sarandës ka shoqëruar të pakën 6 persona për vrasjen e 53 –vjeçarit Agron Xhezairi. Ai u qëllua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë, në Ksamil.
53 –vjeçari është babai i Albi Xhezairit, 20 vjeç, që është shpallur në kërkim i dyshuar si autor i vrasjes së Aleksandër Bardhit, vëllait të ish kryetarit të komunës Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhit, të arrestuar më parë për trafik droge.
Vrasja u krye në Shëndelli të Sarandës. Drejt Ksamilit janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Xhezairi u qëllua nga shtëpia e fqinjit të tij, e cila është e pabanuar. Sipas Policisë së Sarandës, po hetohet zyrtarisht pista e gjakmarrjes, duke marrë parasysh dinamikën e kryerjes së krimit.

