67-vjeçari kapet me 11 mijë qese me erëza dhe 45 kg kanellë

Një 67-vjeçar nga Durrësi është proceduar pasi është kapur duke paketuar erëza me stampa ta paliçensuara. Operacioni i koduar  ”Know How” u zhvillua nga Specialistët e Krimit Ekonomik.

Policia sqaron se: Më datë 14.11.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambjent të marrë me qira, në lagjen Nr.18 është kapur në flagrance B.SH 67 vjeç duke paketuar pako të ndryshme me ushqime dhe erëza me stampa të paliçensuara dhe më pas i hidhte në treg. Pakot, të cilat ishin të ambalazhuara dhe gati për tu tregtuar kishin etiketa të pamiratuara nga Drejtoria e Patentave.

U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Rigon- 4 700 qese dhe 130 kg rifuxho;
  • Piper- 2 000 qese;
  • Kanellë- 45 kg rifuxho
  • Spec I kuq- 1 000 qese
  • Limontoz- 1 900 qese
  • Sodë buke- 1 700 qese dhe 775 kg.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”E drejta e pronësisë industriale”dhe”Fshehja e të ardhurave”parashikuar në nenet  149 dhe 180  të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

15058653_10209432826571296_1974332237_n15086932_10209432826611297_1506143286_ncapturecaptures

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?