70 numri i personave me koronavirus në Shqipëri, 35 të shtruar
Ka shkuar në 70 numri i personave që janë prekur me koronavirus në vendin tonë.
Të dhënat e reja i ka bërë me dije sot Ministria e Shëndetësisë në përditësimin më të fundit të situatës, pas testeve të kryera në 24 orët e fundit, ku jane testuar 35 persona. Prej tyre kane dale pozitiv 6 raste te reja.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)
– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Ratkacolli.
KOHA JONË SONDAZH

